Akademia e Shkencave e Shqipërisë përkujtoi sot, në ditën e lindjes, akademikun, shkrimtarin, kritikun letrar dhe albanologun e shquar, Rexhep Qosja, duke e vlerësuar si një nga personalitetet më të rëndësishme të mendimit shkencor dhe kulturor shqiptar.
Në mesazhin e saj përkujtimor, Akademia e Shkencave e Shqipërisë e vlerëson Rexhep Qosjen si “një mendje të ndritur, një zë të fuqishëm dhe një personalitet të pazëvendësueshëm të albanologjisë dhe kulturës sonë kombëtare”, duke nderuar kujtimin e tij në ditën e lindjes, raporton ATSH.
Karrierën akademike e zhvilloi pranë Instituti Albanologjik i Prishtinës, ku për shumë vite shërbeu si studiues, profesor dhe drejtor, duke u bërë një nga figurat qendrore të studimeve albanologjike.
Në vitin 1971 ai mbrojti doktoraturën kushtuar jetës dhe krijimtarisë së Asdreni, një punim që konsiderohet si një kontribut i rëndësishëm në zhvillimin e kritikës letrare shqiptare.Me krijimtarinë dhe mendimin e tij kritik, ai u rendit ndër intelektualët më me ndikim të shekujve XX dhe XXI, duke mbrojtur vazhdimisht identitetin kulturor dhe kombëtar shqiptar.
Për kontributin e tij të shquar, Rexhep Qosja u nderua me tituj dhe çmime të shumta kombëtare e ndërkombëtare, ndër to edhe titullin Nderi i Kombit.