Akademia e Shkencave e Bullgarisë feston 155-vjetorin e themelimit
Ballkani
Lexohet për: 1 min.
Akademia e Shkencave e Bullgarisë feston 155-vjetorin e themelimit
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Përfaqësues të akademive ndërkombëtare dhe organizatave partnere morën sot pjesë në ceremoninë e kremtimit të 155-vjetorit të themelimit të Akademisë e Shkencave të Bullgarisë (BAS) në Sofje.

Të pranishëm ishin shkencëtarë nga 15 organizata shkencore botërore dhe Këshilli Këshillimor i Shkencës i Akademive Evropiane (EASAC).

Presidenti i BAS-it Julian Revalski tha se bashkëpunimi ndërkombëtar është ndër prioritetet e BAS-it. Duke iu drejtuar të ftuarve në ceremoni, ai prezantoi historinë dhe veprimtarinë e BAS në fusha të ndryshme shkencore. Aktualisht, BAS realizon 40% të prodhimit shkencor të Bullgarisë, shpjegoi Revalski, duke vënë në dukje gjithashtu rëndësinë e projekteve të përbashkëta kërkimore ndërkombëtare.

BAS ka marrëdhënie të gjata me organizata të huaja shkencore dhe arsimore dhe zbaton një politikë aktive që synon partneritetin shkencor ndërkombëtar.

Festimet e 155-vjetorit të BAS përfshijnë edhe një koncert në Shtëpinë e operës dhe baletit të Sofjes. /BTA

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024