Airbnb duhet të dorëzojë të dhëna në BE për numrin e përdoruesve
Lexohet për: 1 min.
Airbnb
2 vite më parë
Linku u kopjua

Airbnb dhe të tjerët që merren me qiratë afatshkurtra të apartamenteve do të duhet t'u ofrojnë autoriteteve kombëtare të dhëna për numrin e përdoruesve të shërbimeve të tyre dhe sa net qëndrojnë në banesë me qira, sipas draft rregullave të Komisionit Evropian.

Të dhënat do të ruhen në një stacion digjital me hyrje të vetme në dispozicion të të gjitha organeve publike, raportojnë mediat britanike.

Propozimi, që do të shpallet nga ekzekutivi i BE javën e ardhshme, është pjesë e një përpjekjeje për t'u përballur me ligjet e ndryshme kombëtare në bllokun 27-vendesh që rregullojnë biznesin e Airbnb dhe kompanive të tjera që japin me qira apartamente për turistët.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024