Ahmeti: Prekazi, vendi i betimit se liria fitohet me gjak
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Ahmeti: Prekazi, vendi i betimit se liria fitohet me gjak
ahmeti-060326
06/03/2026 - 11:50
Linku u kopjua

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ishte sot për homazhe në Prekaz, ku ka theksuar rëndësinë historike të kësaj ngjarjeje për lirinë dhe shtetin e Kosovës.

Ahmeti deklaroi se Prekazi është vendi ku u bë betimi se liria fitohet me gjak dhe jo me falje, duke nënvizuar sakrificën e familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të Kosovës.

“Sot jemi në vendin ku është bërë një betim se liria fitohet me gjak. Ajo nuk falet, por fitohet. Këtu u dëshmua që e tërë një familje rri krah për krah, burrat e vëllezërit dhe digjen në flakë që nga ajo flakë të lind liria, pavarësia e drejtësia”, u shpreh Ahmeti.

Ai theksoi se në këtë përvjetor në Prekaz janë mbledhur qytetarë nga e gjithë Kosova, duke shtuar se kjo ditë i bashkon të gjithë përtej përkatësive politike.

“Sot këtu është e tërë Kosova, sot këtu nuk ka parti politike, por ka një betim që do t’i dalin zot dhe do e mbrojnë identitetin e dinjitetin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës sepse këtu janë rrënjët e shtetit më të ri të Evropës”, tha ai.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026