Kandidati për deputet i koalicionit “Për Kosovën Fituese”, Ahmet Isufi ka takuar gratë nga Rahovica për të parë mundësitë e angazhimit të tyre dhe krijimit të kushteve për ndërmarrësi.
“Bashkë me kandidaten për deputete Prof. Emine Daci Zejnullahu dhe Kryetarin e Degës së AAK-së në Ferizaj, Z.Xhavit Zariqi njëherësh kandidat për deputet, takuam zonjat nga Rahovica për të parë mundësitë e angazhimit të tyre dhe krijimit të kushteve për ndërmarrësi. Duke u nisur nga fakti se Prof. Emine ka qenë e angazhuar në projekte të agrokulturës dhe ka ndihmuar në rritjen e kapaciteteve në këtë sferë me ardhjen në pushtet ofrohet mundësia që të përmirësohet legjislacioni dhe gratë të nxiten që të mund të përfitojnë nga lehtësimet e procesurave burokratike që janë pengesë tani. Me Kryetarin Zariqi u zotuam se do të jemi në përkrahje të iniciativave në ndërmarrësinë private që e zhvillojnë familjen e shoqërinë tonë”, ka shkruar Isufi.