Çështja e Kuvendit të jashtëzakonshëm për Draft Statutin e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) është bërë temë kyçe së fundmi nëpër media.
Deri tani, Drita, Prishtina dhe Trepça përmes komunikatave zyrtare kanë treguar se nuk do ta votojnë këtë Draft Statut të FFK-së, raporton KosovaPress.
Për këtë të fundit ka reaguar Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), i cili ka kërkuar transparencë të hapur nga FFK-ja për mediat.
“AGK-ja i bën thirrje FFK-së të organizojë Kuvend të hapur për mediet dhe transparent. Pak orë para mbajtjes së Kuvendit të Jashtëzakonshëm të FFK-së, gazetarët dhe mediet në Kosovë nuk e kanë asnjë informacion për vendin dhe orën e kësaj ngjarjeje”, shkruan në komunikatën e AGK-së në “Facebook”.
Kuvendi i jashtëzakonshëm i FFK-së do të mbahet gjatë ditës së nesërme.