AGK dënon sulmin e imamit nga Vushtrria ndaj ekipit të “Insajderit”
Lexohet për: 2 min.
fwqfwq
1 vit më parë
Linku u kopjua

Një ekip i portalit “Insajderi” është sulmuar të premten, në Vushtrri nga një imam lokal, njofton Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) sipas informacioneve të marra nga ky portal.  
 
Gazetarja Dijellza Preniqi dhe kameramani Albert Bislimi, janë sulmuar në xhaminë “Sheikh Zayed” nga hoxhë Bedri Halili, pasi kishin shkuar të bisedojnë me të për disa deklarata të publikuara online ku dëgjohet të ketë fyer gratë, duke thënë se nuk duhet të organizohen “dasma për k*rva”.  
 
Sipas deklaratës së gazetares Preniqi me ta kuptuar pyetjen, imami Halili e ka sulmuar fizikisht atë. 
 
“Hoxha me një vrull dhe një zë të lartë, më drejtohet duke thënë menjëherë ik nga këtu. Me forcë ma kap krahun më shtrëngon dhe më shtyn në distancë një metër. Më referohet me fjalën njëra prej atyre që po pyet je edhe ti”, tha ajo, duke shtuar se Halili ka tentuar ta godasë me një stol të vogël, edhe pas mbërritjes së policisë në vendin e ngjarjes.  
 
AGK e konsideron të rëndë dhe të papranueshëm sulmin fizik ndaj ekipit të gazetarëve, që ka rrezikuar sigurinë e tyre dhe ka penguar zhvillimin e punës profesionale. Përkundër faktit që sulmi ka vazhduar edhe në prezencë të Policisë, imami është liruar pas intervistimit me urdhër të Prokurorit. 
 
AGK i bën thirrje organeve të drejtësisë që ta trajtojnë me prioritet rastin, dhe që ta mbajnë përgjegjës personin që ka sulmuar fizikisht gazetarët, thuhet në një komunikatë për media.

AGK dënon kërcënimin ndaj gazetarit Agim Ademi në Shtime - KosovaPress

AGK: Deklaratë e rrezikshme dhe e papranueshme e Bislimit kundër medieve të Kosovës - KosovaPress

AGK reagon për sulmin ndaj ekipit të Lajmi.net në Shtime - KosovaPress

AGK mirëpret vendimin e Gjykatës Komerciale në favor të Klan Kosovës - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024