Agjenti i Tomorit e paralajmëron Milanin për interesimin nga Bayerni
Lexohet për: 2 min.
5-Agjenti
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Viktor Kolar, agjenti i Fikayo Tomorit, i dërgoi një paralajmërim Milanit pas interesimit Bayern Munichu, duke theksuar potencialin e klientit të tij për të bërë një hap përpara.

Qendërmbrojtësi anglez ishte një nga heronjtë e sezonit fitues të Scudettos së kuqezinjve në 2021/22, dhe ai ka vazhduar të jetë një lojtar kyç i skuadrës në kryeqytetin e Lombardisë, edhe pse lëndimet e kanë dëmtuar atë këtë sezon, raporton KosovaPress.

Tomori humbi nëntë ndeshje radhazi të Serie A këtë sezon për shkak të një lëndimi në muskul, por ai është afër arritjes së formës së plotë, pasi filloi në fitoren 1:0 të Milanit ndaj Empolit fundjavën e kaluar. Ai mungoi dukshëm në skuadrën e Anglisë të Gareth Southgate për miqësoret kundër Brazilit dhe Belgjikës.

Duke folur përmes “Calciomercato.com”, Kolar diskutoi të ardhmen e Tomorit dhe pozicionin e tij aktual në Milano.

“Ai është besnik dhe nuk dëshiron të ikë nga Milani, veçanërisht sepse klubi nuk ka bërë shumë mirë këtë sezon. Milani është një klub shumë i mirë, por Tomori ka potencialin për të bërë një hap përpara në të ardhmen. Nëse ai është fizikisht i aftë, ai do të jetë një mbrojtës i kërkuar absolutisht kudo”, tha Kolar.

Në afatin kalimtar të janarit, Bayern Munich thuhet se kërkoi Tomorin, përgjigja e Milanit ishte e qartë, mbrojtësi nuk ishte në shitje.

Daniele Longo i “Calciomercato.com” theksoi se si Tomori është në listën e gjigantit gjerman përpara afatit kalimtar të verës, por ai nuk konsiderohet si prioritet në këtë fazë.

Kuqezinjtë nuk janë të interesuar të shesin anglezin 26-vjeçar, por do të ishin të gatshëm të pranonin oferta mbi 30 milionë euro. Ai ka kontratë me klubin deri në qershor 2027.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024