U pa se e shoqëronte çdoherë aktorin me famë botërore, Van Damme, madje ky i fundit dukej i afërt me të, e sikur edhe ia kishte zili i tha se ishte “njeri i fort”. Afrim Ismaili është truproja e Van Damme, i cili i ofrojë siguri gjatë vizitës së tij në Kosovë. Ky trupmadh dhe i fuqishëm madje rrëzoi duart me aktorin e filmave aksion. Ndërkohë, ka arrit ta tërheq njeriun përpjetë vetëm duke e kapur me dhëmbë.
Në korrik të këtij viti, aktori me famë botërore, Jean-Claude Van Damme vizitoi Kosovën për herë të parë. Që kjo vizitë të shkonte mbarë, u kujdesën disa persona, ndër të cilët edhe truproja Afrim Ismaili nga Kumanova, i cili pati rastin të qëndrojë përkrah aktorit gjatë kohës së ai po vizitonte vendin tonë. Ismaili ndau eksperiencën e tij, duke treguar se si arriti të depërtonte deri te Van Dame, çfarë biseduan dhe si i “rrëzuan” duart me njëri-tjetrin.
Ismaili tregon se si u prit Van Damme në Kosovë dhe si ndërhyri ai që aktori me famë botërorë të ishte i sigurtë.
Ndër të tjera, Ismaili rrëfeu se si Van Damme kishte qëndruar me të sikur ta kishte shok dhe se si ata i “rrëzuan duart”.
Ndërkaq, Ismaili tregoi se ka luajtur disa role nëpër prodhime filmike, duke potencuar “Stupcat” me nofkën “Goja”, pastaj tek “Schengen Visa”, me nofkën “Ruzhdi Mengelja”, më pas tek seriali “Çka ka Shpia”.
Përveç këtyre, Ismaili u shpreh se ka dëshirë tejet të madhe që të merr pjesë si aktor në ndonjë film së bashku më aktorin e famshëm Van Damme./Z.Zeneli/