Në Xërxë të Rahovecit është hapur dega e 26-të e Agjencionit për Financim në Kosovë (AFK).
AFK jep kredi për nevoja familjare, për biznese, bujqësi, gra ndërmarrëse, eko-kredi dhe kredi për regjistrim të veturave me kushte të volitshme. Edhe zyrtarë komunalë të Rahovecit kanë mirëpritur hapjen e kësaj dege, pasi që sipas tyre kjo ndikon në krijimin e vendeve të reja të punës dhe në zhvillimin ekonomik.
“Ne kemi vendosur të hapim zyrën në komunitetin e juaj, sepse në Xërxë ka ndërmarrës, ka potencial për zhvillim dhe rritje, por çka është më e rëndësishmja ka nevojë për mjete financiare. Institucionet mikrofinanciare si AFK-ja ka këtë qëllim, japim fonde-para bizneseve, të cilat kanë potencial të rritin biznesin dhe të kontribuojnë në komunitetin e tyre. Kështu do të ndodhë edhe me AFK-në dhe shpresojmë që vendasit tuaj, ata që kanë nevojë për ndihmë në këtë drejtim kanë me u paraqitur në zyrat tona, dhe ne kemi me i shërbyer sa më mirë që është e mundur dhe më mirë se gjithë të tjerët, sepse kemi një reputacion të tille, tha ai.
Anadolli shtoi se si institucion mikrofinanciar kanë traditë të gjatë dhe janë të suksesshëm.
Ndërsa, Erhan Morina, drejtor i Drejtorisë për Ekonomi të Rahovecit, tha se në këtë komunë ka treg për mikrofinanca. Me hapjen e kësaj dege, Morina pret efekte pozitive për ekonominë e Rahovecit.
“Kjo filiale do të ketë efekte pozitive, fillimisht në aspektin e punësimit, pastaj në zhvillimin ekonomik, pas dhënies së kredive për bizneseve. Ky lokalitet këtu ka pasur nevojë per hapjen e kësaj filiale, ani se ka filiale të tjera, por ka treg për mikrofinanca”, tha ai.