AFK hap degën e 25-të në Shtime, Anadolli: Kemi plan ta ndihmojmë ekonomikisht këtë komunë
Lexohet për: 1 min.
afk3
2 vite më parë
Linku u kopjua

Agjencia për Financim në Kosovë (AFK) tashmë ka hapur edhe hapur degën e 25-të në Shtime, duke u bërë kështu pika e parë në këtë komunë.

Qëllimi i hapjes së kësaj dege është që komuna e Shtimes të zhvillohet ekonomikisht. Kështu u shpreh drejtori gjeneral i AFK-së, Vahdet Anadolli në hapjen e kësaj degë aty.

“Kemi plan ta ndihmojmë ekonomikisht komunën e Shtimes me kontributet që i bëjmë nëpërmjet kreditimit të kredive të vogla, sepse Shtimja është një vend i vogël edhe ne mendojmë që mundemi me kontribu me vlera shtesë. Përveç organizatave tjera që janë aktualisht duke vepruar në Shtime ne mendojmë që mundemi ta bëjmë një vlerë shtesë për t’i ndihmuar komunitetet e biznesit, bujqësisë edhe me kontribu në zhvillimin ekonomik të Shtimes. Besoj që bashkërisht do t’ia dalim që keni me qenë shumë të kënaqur me ato produkte që ka me i ofrua AFK-ja”, tha ai.

AFK aktualisht operon me mbi 100 analistë kreditor në vend.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025