Në një periudhë kur aeroportet evropiane po shtrëngojnë gjithnjë e më shumë kontrollet dhe po përballen me radhë të gjata për shkak të sistemeve të reja të sigurisë, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës po veçohet si një shembull krejt ndryshe.
Përvoja e shpejtë dhe e thjeshtuar e kalimit të pasagjerëve, e mbështetur nga teknologjitë më të avancuara dhe procedurat inteligjente të kontrollit, ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare, përfshirë CNN, duke e vendosur Tiranën në hartën e praktikave më efikase të udhëtimit ajror në rajon.
Verifikimi i identitetit përmes teknologjisë së biometrikës së fytyrës, pasaportave dhe skanimeve të gjurmëve të gishtërinjve është kthyer në standard në shumë vende, duke synuar të krijojë atë që përshkruhet si skema më e sigurt e kufirit digjital në botë.
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka kaluar një transformim të rëndësishëm, me fokus në rritjen e sigurisë përmes teknologjisë së avancuar, pa dëmtuar përvojën e pasagjerëve.Falë këtij modernizimi, procesi i sigurisë është përshpejtuar ndjeshëm, duke e bërë kalimin më të thjeshtë dhe duke ulur kohën e pritjes edhe në periudhat me fluks të lartë. Pasagjerët nuk kanë më nevojë të nxjerrin pajisjet elektronike apo lëngjet nga bagazhet e dorës, duke e bërë eksperiencën më efikase dhe më të qetë.
Më poshtë vijon intervista midis gazetarit dhe ekspertit të udhëtimeve Simon Calder dhe prezantuesit të CNN, Richard Quest:
Calder: “Ndërkohë, pjesë të tjera të botës nuk janë kaq të rrepta. Për shembull, sapo u ktheva nga Tirana, një aeroport i mrekullueshëm, ku më mori vetëm pesë sekonda për të kaluar, sepse ka tabela të mëdha që thonë: ‘Jeni evropian? Jeni britanik? Jeni amerikan? Kaloni këtu, vendosni pasaportën dhe ne do ta verifikojmë dhe do t’ju lejojmë të kaloni.’”
Quest: “A nuk kemi qenë unë dhe ti në Tiranë?”
Calder: “Po, në mars të vitit 1989. Ti ishe 3 vjeç dhe unë 7 vjeç në atë kohë.”
Calder: “Po, ne hymë si anëtarë të klubit të tifozëve të Craëley Toën,” shtoi ai me humor.