Aeroporti i Katanias u mbyll për shkak të shpërthimit vullkanik të malit Etna
Lexohet për: 1 min.
Aeroporto catania chiuso x cenere Etna
1 vit më parë
Linku u kopjua

Aeroporti “Catania Fontanarossa” do të qëndrojë i mbyllur deri në orën 20:00 me orën lokale të hënën pas shpërthimit të malit Etna aty pranë, tha menaxheri i aeroportit.

Sipas BBC, Mali Etna është vullkani më aktiv në Evropë, i cili shpërthen shpesh, por aktiviteti i tij rrallë rezulton në dëme të konsiderueshme.

Aeroporti fillimisht kishte pezulluar të gjitha fluturimet e mbërritjes dhe nisjes në aeroport deri në orën 13:00 pasi shpërthimi i së dielës mbrëma shkaktoi një re hiri vullkanik në qiell.

Të hënën në mëngjes, pasagjerët raportuan se faqja e internetit e aeroportit nuk po funksiononte siç duhet dhe se nuk jepte informacionin e nevojshëm në lidhje me anulimet dhe ricaktimin e fluturimeve.

Ndërkohë, këshilli i qytetit të Katanias ka ndaluar qarkullimin e automjeteve me dy rrota brenda komunës dhe ka vendosur një kufi shpejtësie prej 30 km në orë për automjetet me katër rrota për 48 orë për shkak të pranisë në rrugë të hirit vullkanik. /ANSA/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025