Aeroporti “Adem Jashari” del me njoftim të rëndësishëm për udhëtarët
Lexohet për: 2 min.
aeroplani-anp-adem-jashari-160722
2 vite më parë
Linku u kopjua

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” kërkon nga udhëtarët që udhëtojnë me Lufthansa që të jenë në kontakt me përfaqësuesit e kësaj kompanie në rast të anulimit apo vonesës së fluturimeve për shkak të grevës së paralajmëruar nga kompania gjermane e fluturimeve nga data 27-28 korrik.   

“Dëshirojmë t'ju informojmë se një tjetër informacion u publikua sot nga Deutsche Lufthansa, se stafi tokësor i kësaj kompanie ka paralajmëruar grevë nga data 27 korrik 03:45 deri më 28 korrik, ora 06:00. Kjo pritet të ndikojë në operimet e kompanisë Lufthansa në aeroporte të ndryshme në të gjithë vendin”, thuhet në njoftim.

Gjatë kësaj kohe Lufthansa ka të parapara disa fluturime për në ANP “Adem Jashari” LKIA: nga/për në Munih, Duseldorf, Shtutgart, Frankfurt, dhe udhëtarët tanë që udhëtojnë me këtë linjë ajrore në datat e lartpërmendura mund të kenë anulime, vonesa të mëdha, apo edhe bagazh të humbur/vonuar.

“Lusim udhëtarët që udhëtojnë me Lufthansa, të jenë në kontakt me përfaqësuesit e kompanisë ajrore nëse ndodh ndonjë anulim/vonesë e fluturimit të tyre.

Së fundi, shumë aeroporte të BE-së janë prekur nga grevat e punonjësve që po ndodhin.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025