Aeroplani detyrohet të bëjë ulje emergjente pasi i bie një dritare
Lexohet për: 1 min.
3g22
1 vit më parë
Linku u kopjua

Një aeroplan me udhëtarë humbi një pjesë të tij gjatë kohës së fluturimit në ajër, gjë që e detyroi të bëjë ulje urgjente në Portland (Oregon), SHBA, të premten.

Aeroplani u kthye në Portland pas 35 minutash që kishte nisur fluturimin e tij për në Kaliforni pasi që një pjesë e jashtme e aeroplanit, përfshirë dritaren, kishte rënë.

Linja ajrore Alaska tha se 177 udhëtarë dhe ekuipazh që ishin prezentë “ateruan të sigurt”.

“Alaska Airlines” njoftoi se incidenti ndodhi menjëherë pas nisjes dhe se avioni ishte ulur i sigurt përsëri në Portland.

“Ndërsa kjo lloj dukuri është e rrallë, ekuipazhi ynë i fluturimit ishte i trajnuar dhe i përgatitur për të menaxhuar në mënyrë të sigurt situatën”, tha linja ajrore.

Aeroplani po fluturonte në më shumë se 4876 metra lartësi kur filloi zbritjen  emergjente, sipas të dhënave të gjurmimit të fluturimit. /BBC

https://twitter.com/i/status/1743563062467080286
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025