Admirali i NATO-s: Që të gjithë të heqin dorë nga sjellja e tyre provokuese
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s, admirali Stuart B. Munsch deklaroi se situata në veri është e tensionuar. Ai bëri thirrje për negociata dhe diplomaci për të ulur tensionet dhe për t’u arritur një kompromis. Kështu u shpreh ai pas kryesimit të ndryshimit të komandës së KFOR-it, e cila u mbajt në Prishtinë. Ai para mediave u shpreh se forcat serbe janë tërhequr nga kufiri me Kosovën me kërkesën e KFOR-it. Po ashtu, theksoi se rritja e trupave të misionit paqeruajtës në Kosovë dhe sjellja e armatimit të rëndë, është mesazh që të gjithë të heqin dorë nga sjelljet provokuese.

Pas ceremonisë së ndërrimit të komandës, admirali Munsch tha se pas takimeve me liderët në Kosovë, nesër do të vizitojë edhe Serbinë.

Të martën ai u shpreh se negociatat po pengohen për shkak të mungesës së besimit, për çka konsideroi se është mjedis shqetësues.

Komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s, bëri të ditur se grupi i fundit që do të sjell armatim më të rëndë për Kosovën është mesazh për të hequr dorë nga sjelljet provokuese.

Ai theksoi se roli i KFOR-it është si reagues i tretë dhe se kjo mund të ndryshojë vetëm në rastet kur Policia dhe EULEX, tregohen të paafta.

Komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s, admirali Stuart B. Munsch potencoi se më 24 shtator, rezultati mund të ishte shumë më i keq, por reaguesit e kanë ndërprerë dhunën.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024