Valchev nga Agjencia e lajmeve bullgare uron KosovaPress-in me rastin e 17-vjetorit të pavarësisë
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Valchev nga Agjencia e lajmeve bullgare uron KosovaPress-in me rastin e 17-vjetorit të pavarësisë
bta-ja
17/02/2025 - 20:39
Linku u kopjua

Pronari i Agjencisë së lajmeve KosovaPress në Prishtinë, Skënder Krasniqi ka pranuar një mesazh urimi nga drejtori i përgjithshëm i Agjencisë së Lajmeve Bullgare (BTA) Kiril Valchev, me rastin e 17-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Në urim thuhet se marrëdhëniet reciproke të dobishme ndërmjet Agjencisë Bullgare të Lajmeve (BTA) dhe KosovaPress do të vazhdojnë të zhvillohen në të njëjtën mënyrë të frytshme për vitet në vijim.

“I nderuar z. Krasniqi, Ju lutem pranoni urimet e mia më të sinqerta me rastin e festës kombëtare të Kosovës – Dita e Pavarësisë. Dëshiroj t'ju siguroj se marrëdhëniet reciproke të dobishme ndërmjet Agjencisë Bullgare të Lajmeve (BTA) dhe KosovaPress, si dhe bashkëpunimin tonë të madh në kuadër të Asociacionit të Agjencive Ballkanike të Lajmeve – Evropa Juglindore (ABNA-SE) dhe Aleanca Evropiane e Agjencive të Lajmeve (EANA), do të vazhdojnë të zhvillohen në të njëjtën mënyrë të frytshme për vitet në vijim. Pranoni, zoti Krasniqi, urimet e mia për lumturi dhe mirëqenie personale dhe familjare”, thuhet mesazhin e urimit të Kiril Valchev.

Ndërsa, 17 vite më parë, saktësisht në ora 15:39 në një seancë të Kuvendit të Kosovës u bë shpallja e pavarësisë së Kosovës.

Në seancën historike morën pjesë 109 deputetë, nga 120 sosh, të cilët e nënshkruan edhe Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës. Në këtë seancë nuk ishin të pranishëm deputetët serb. Shpallja e pavarësisë së Kosovës u bë nga kryeministri i atëhershëm, Hashim Thaçi.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026