Të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt arrijnë në gjykatë
Siguri
Lexohet për: 2 min.
473114276_2415911968758184_2491354180034281304_n
1 ditë më parë
Linku u kopjua

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka arritur i akuzuari për vrasjen e Liridona Ademaj, Naim Murseli, i cili është bashkëshorti i të ndjerës, si dhe të akuzuarit e tjerë të përfshirë në këtë rast.

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë kanë arritur edhe familjarët e të ndjerës, Liridona Ademaj. Ndërkohë, seanca gjyqësore pritet të nis së shpejti.

Prokuroria Themelore në Prishtinë më 15 janar të këtij viti, ka ngritur aktakuzë ndaj katër personave për vrasjen e Liridona Ademajt.

Përfundimi i hetimeve dhe ngritja e aktakuzës vjen një vit pas vrasjes së 30-vjecares.

Lajmi u bë i ditur gjatë një konferencë, u tha se kanë siguruar dëshmi dhe prova të mjaftueshme për ngritjen e aktakuzës, duke përfshirë edhe ato organet kompetente të Suedisë.

Prokurorja e rastit, Javorka Perlinçeviq tha se nuk mund të jepen detaje rreth aktakuzës, porse potencoi se sipas dëshmive, e ndjera Liridona Ademaj dhe ish bashkëshorti i saj Naim Murseli gjatë kohës sa kanë qëndruar në Suedi kanë pasur ‘marrëdhënie të trazuara martesore’ dhe familjare dhe kanë ardhur deri të problemet pronësore”.

Ajo tha se Naim Murseli, Kushtrim Kokalla dhe Granit Plava janë të përfshirë në mënyrë direkte në vrasjen e Liridona Ademajt duke shtuar se është edhe i pandehuri i katërt.

https://kosovapress.com/ngrihet-aktakuze-per-vrasjen-e-liridona-ademajt

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025