Juria e Gjykatës së Apelit në Belgjikë ka konfirmuar të martën në mbrëmje fajësinë për vrasësit e aktivistit shqiptar Enver Hadri.
Pas gati tri javë shqyrtimi gjyqësor, që është zhvilluar pasi dy nga tre të akuzuarit dhe të dënuarit kanë deponuar ankesë në vendimin paraprak gjyqësor. Bozhidar Spasiq, ish-zyrtar i shërbimeve sekrete serbe, si dhe Veselin Vukotiq dhe Andrija Drashkoviq, në vitin 2016 janë shpallur fajtorë për vrasjen e Enver Hadrit, shkruan Rtklive.
Shteti serb refuzon ekstradimin e tyre. Kur u aktualizua çështja e rinisjes së gjykimit, Bozhidar Spasiq madje u paraqit në disa mediume serbe.
Aktivisti kosovar Enver Hadri u vra në mes të ditës në Bruksel, më 25 shkurt të vitit 1990, derisa ishte në timon të makinës së ndalur para semaforit të kuq.Juria 12 anëtarëshe të martën në mbrëmje konfirmoi vetëm fajësinë, ndërsa të mërkurën pritet që të vendoset edhe për kohëzgjatjen e dënimit. Familja Hadri shpreson se dënimi do të jetë i njëjtë sikur ai i vitit 2016, kur tre të akuzuarit u dënuan me burgim të përjetshëm.
Ditw më parë Xhavit Haliti nga PDK-ja, bëri të ditur se në Gjykatën e Apelit në Bruksel ka dhënë dëshmi lidhur me vrasjen e veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, Enver Hadri.
Sipas njoftimit, kjo mbështetje është për mbulimin e shpenzimeve për procesin gjyqësor, i cili ka filluar në Gjykatën Penale në Bruksel, në çështjen penale kundër të akuzuarve për vrasjen e aktivistit të njohur të çështjes së Kosovës, Enver Hadri, i vrarë në Belgjikë në vitin 1990.