Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se Holokausti 80 vjet më parë nuk do të harrohet kurrë, ndërkohë që në Bruksel ndërtesa e Komisionit Evropian u ndriçua sonte në shenjë nderimi për viktimat e Auschwitz.
“Nuk do t’i harrojmë kurrë 6 milionë hebrenjtë e vrarë gjakftohtë dhe të gjitha viktimat e Holokaustit. Ndërsa të mbijetuarit e fundit zhduken, është detyra jonë si evropianë të kujtojmë këto krime të patregueshme dhe të nderojmë kujtimin e viktimave”, ka shkruar ajo në X.
Osmani merr pjesë në ceremoninë përkujtimore të Aushvic • KosovaPress
"Historia e hebrenjve është e pandashme nga historia e Evropës. Ne jemi të vendosur jo vetëm të mbrojmë, por të kremtojmë jetën hebrenje në Evropë," përfundoi ajo.Të hënën do të mbahet një ceremoni zyrtare në prani të rreth pesëdhjetë të mbijetuarve dhe 54 delegacioneve ndërkombëtare për të shënuar 80-vjetorin e çlirimit të kampit, në mesin e tyre edhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.