Koalicioni i organizatave jo-qeveritare “Demokracia në Veprim” (DnV) në një konferencë për media ka paraqitur të dhënat lidhur me mbarëvajtjen e javës së dytë të fushatës zgjedhore, mbulimin medial, gjuhen e urrejtjes dhe shpenzimet në rrjetet sociale.
Hulumtuesja në DNV, Violeta Haxholli tha se mbetet shqetësuese përdorimi i gjuhës së urrejtjes në tubimet elektorale nga subjektet politike.
Haxholli potencoi se që nga 11 janari janë mbajtur 377 tubime publike, derisa prin LDK-ja me 109 aktivitete, PDK-ja me 106, Lëvizja Vetëvendosje me 71 dhe AAK-ja me 54.
Ajo shtoi se ka interesim mesatar të pjesëmarrjes së qytetarëve nëpër tubime.Ajo potencoi se pjesëmarrja e grave në fushatë elektorale vazhdon të mbetet e ulët.
Përveç këtyre, në konferencë u tha se shuma e sponzorizimeve në rrjete sociale nga subjektet politike po vazhdon të rritet.