Abdixhiku: Gjakova meriton më mirë - rinia me LDK në pushtet nuk do të emigrojë
Zgjedhjet 2025
Lexohet për: 1 min.
Abdixhiku: Gjakova meriton më mirë - rinia me LDK në pushtet nuk do të emigrojë
2 orë më parë
Linku u kopjua

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku në një tubim sonte me qytetarët në Gjakovë, tha se me LDK-në në pushtet të gjitha kategoritë do të trajtohen siç e meritojnë.  Ai tha se është koha që vendi të zhvillohet dhe se mision i LDK-së është krijimi i kushteve më të mira të punës.

Ndërsa, përmendi projekte të mëdha infrastrukturore dhe zhvillimore, Abdixhiku  premtoi se rruga Dollc-Gjakovë do të përfundojë në javët e para të qeverisë së re.

Derisa për qytetarët e Gjakovës premtoi projekte të mëdha infrastrukturore përfshirë edhe kompletimin e stadiumit.

I pari i LDK-së tha se me këtë parti në qeverisje do të ndalohet braktisja e vendit nga të rinjtë.

Abdixhiku tha se me LDK-në do të merr fund koha e pakënaqësive që kanë shfaqur policet e ushtarët dhe të gjitha kategoritë e tjera.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025