Besim Mulaj: Kushtrimi i LDK-së dhe Lumir Abdixhikut në Irzniq të Deçanit
Zgjedhjet 2025
Lexohet për: 2 min.
2 orë më parë
Linku u kopjua
Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së Besim Mulaj ka marrë pjesë në tubimin e radhës me qytetarë në Irzniq të Deçanit, ku u dëshmua se forca e bashkimit dhe vizioni për ndryshim janë të pandalshme.
Në fjalimin e tij, Abdixhiku përçoi mesazhin e shpresës dhe të një të ardhmeje më të mirë për gjithë Kosovën.
“Ndryshimi është i domosdoshëm, jo vetëm për një komunë apo një rajon, por për të gjithë vendin tonë. Ky ndryshim fillon nga bashkimi, nga besimi dhe nga puna e palodhshme për një Kosovë më të drejtë, më të zhvilluar dhe më të sigurt për të gjithë qytetarët,” tha Abdixhiku.
Irzniqi, një fshat i njohur për historinë dhe kontributin e tij në momente kyçe për vendin, edhe një herë tregoi se është pararojë e ndryshimeve dhe përparimit.
“Mesazhi nga Irzniqi është i qartë: Deçani dhe Kosova janë gati për ndryshim. Bashkë, me përkushtim dhe guxim, do të sjellim të ardhmen që e meriton secili qytetar i këtij vendi,” theksoi Abdixhiku, duke përmbyllur një ditë plot emocion dhe shpresë për një të ardhme më të ndritur.
Mulaj ka thënë se tubimi i sotëm ishte një tjetër dëshmi e angazhimit të qytetarëve për të ndjekur rrugën e zhvillimit dhe progresit, duke i dhënë besim një force politike që ka në thelb bashkimin dhe përgjegjësinë për të ardhmen e Kosovës.