Një nxënëse kafshohet në kokë nga qeni në një shkollë të Shirokës në Suharekë
Siguri
Lexohet për: 1 min.
Foto Ilustruese
Disa nxënës janë sulmuar sot nga një qen që kishte hyrë brenda objektit të shkollës fillore “17 shkurti” në Shirokë të Suharekës.
Rasti ka ndodhur rreth orës 09:50 dhe policia menjëherë i është përgjigjur rastit.
Policia ka asgjësuar qenin pasi ai kishte sulmuar edhe policët, ka bërë të ditur për KosovaPress zëdhënësi i policisë rajonale në Prizren Shaqir Bytyçi.
Policia ka ndihmuar nxënësit të dërgohen në urgjencë me mjekim si dhe ka siguruar vendin e ngjarjes.
Lidhur me rastin është njoftuar drejtoria rajonale e policisë Prizren, prokurori i shtetit, sektori rajonal i hetimeve DRP-Prizren, Inspektorati Policor i Kosovës, pas së cilës është identifikuar dhe arrestuar pronari i qenit.
Dy nxënës kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin rajonal të Prizrenit. Njëri prej nxënësve të lënduar është i moshës 8-vjeçare, gjinia femërore, dhe ka lëndime serioze në kokë si pasojë e kafshimit të qenit.
Hetimet rajonale bashkë me njësitë e tjera janë duke e hetuar rastin.