Kapen sërish armë në veri të Mitrovicës
Siguri
Lexohet për: 1 min.
Kapen sërish armë e pajisje për kriptovaluta në veri të Mitrovicës
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës ka realizuar sot një aksion kontrolli në një shtëpi dhe objektet e saj përcjellëse në rrugën “Kollashini” në Mitrovicën Veriore, ku janë gjetur dhe sekuestruar disa armë dhe pajisje për kriptovaluta.

Me këtë rast janë konfiskuar një armë e gjatë, pushkë ajrore, pesë  kartela grafike për prodhimin e kriptovalutave me pajisje përcjellëse, 42 minera për prodhim të kriptovalutave me pajisje përcjellëse, një shtëpizë e kompjuterit, një karikator i revoles, 14 fishekë të revoles kalibri 9 mm, një radiolidhje, një kamerë vëzhgimi, një DVR, një vulë metalike dhe një letërnjoftim.

Aparatet për prodhimin e kriptovalutave do t’i dorëzohen Doganës së Kosovës.

Në vendin e ngjarjes nuk është hasur ndonjë person i dyshuar, por është identifikuar një person dhe i cili është me interes për policinë që të intervistohet.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i pa autorizuar të armëve.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025