DhTIK shpreh mbështetje dhe kërkon përkrahje për kompaninë ELKOS
Biznes
Lexohet për: 2 min.
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë
1 orë më parë
Linku u kopjua

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë shpreh shqetësimin e saj të thellë pas djegies së objektit të ETC në Suharekë, pronë e ELKOS, dhe kërkon nga institucionet masa për ta mbështetur këtë biznes, duke i bërë lehtësira tatimore në mënyrë që sa më shpejt të funksionalizohet puna në këtë qendër tregtare.

Pronari Ramiz Kelmendi ka treguar se objekti ka pësuar dëme të mëdha dhe përveç dëmeve të mëdha disa milionëshe, po rrezikohet edhe humbja e shumë vendeve të punës dhe rënia e qarkullimit, me çka shkaktohet humbje për të hyrat e vendit.

Digjet ETC në Suharekë, shkaktohen dëme të mëdha materiale dhe rrezikohen biznese tjera • KosovaPress

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës i shpreh keqardhje pronarit Kelmendi për dëmet e shkaktuara nga kjo fatkeqësi dhe u bën thirrje të gjitha institucioneve ligj zbatuese të hetojnë rastin, i treti më radhë brenda një periudhe jo të gjatë kohore.

DhTIK kërkon nga institucionet që të marrin masa për të mbështetur ELKOS-in, i cili ka dhënë kontribut të madh për zhvillimin ekonomik dhe rritjen e punësimit duke i bërë lehtësira tatimore, në mënyrë që sa më shpejt që është e mundur të rindërtohet dhe funksionalizohet puna në këtë qendër tregtare.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025