Pronarët e autobusëve në grevë në linjën Podujevë-Prishtinë, udhëtarët mbesin në rrugë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Pronarët e autobusëve në grevë në linjën Podujevë-Prishtinë, udhëtarët mbesin në rrugë
2 orë më parë
Linku u kopjua

Shoqata e Transportit “Podujevë-Prishtinë” ka pezulluar përkohësisht aktivitetin e saj transportues të udhëtarëve si rrjedhojë e siç thuhet “shkeljeve flagrante të të drejtave elementare dhe rrezikut të falimentimit”, raporton KosovaPress.

Në një njoftim zyrtar, shoqata ka theksuar se situata është pasojë e veprimeve të Komunës së Prishtinës, e cila ka lëshuar linja të reja transporti duke anashkaluar procedurat ligjore dhe të drejtat që i takojnë operatorëve ekzistues.

“Këto veprime, sipas shoqatës, kanë shkaktuar dëme të mëdha ekonomike, duke rrezikuar ekzistencën e saj dhe vendet e punës për shumë persona që varen nga ky sektor”, thuhet në njoftim.

Për këtë arsye, transportuesit kërkojnë me urgjencë ndërhyrjen e institucioneve kompetente për të adresuar këtë shkelje ligjore dhe për të marrë masa të menjëhershme që të mundësojnë vazhdimin e shërbimeve të transportit në kushte të drejta dhe të ligjshme për të gjithë operatorët.

Shoqata kërkon gjithashtu që Komuna e Prishtinës të rishqyrtojë vendimet e saj dhe të sigurojë një treg të ndershëm e të barabartë për të gjithë operatorët, duke respektuar konkurrencën dhe kuadrin ligjor.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025