Kandidati për deputet, afaristi Ramush Ahmetaj bën homazhe në Reçak
Zgjedhjet 2025
Lexohet për: 2 min.
Ramush Ahmetaj AAK
1 javë më parë
Linku u kopjua

Kandidati i AAK-së për deputet, afaristi, Ramush Ahmetaj, ka përkujtuar masakrën e Reçakut, ku ka bërë edhe homazhe mëngjesin e sotëm.

“Sot ishim në Reçak për t’i kujtuar e nderuar 45 shqiptarë të cilët u masakruan nga ushtria dhe policia e Sllobodan Millosheviqit më 15 janar 1999 në Reçak. Masakra e Reçakut është një dëshmi e madhe që tregon se sa e shtrenjtë është liria”, ka thënë Ahmetaj.

Ai ka theksuar se masakra të tilla Serbia bëri në gjithë Kosovën, në luftën e fundit dhe në të gjitha periudhat historike.

“Por ne asnjëherë nuk i harruam ata që dhanë gjithçka patën për Kosovën e lirë, në luftën e fundit dhe në të kaluarën. Masakra e tmerrshme e Reçakut, tronditi ndërgjegjen e botës demokratike, dhe shënoi kthesën vendimtare në rrugëtimin tonë drejt lirisë.  Më 15 janar 1999, në fshatin Reçak u vranë e u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur. Gjaku i tyre u bë dritë për Kosovën e lirë! I përhershëm kujtimi për të rënët!”, ka deklaruar Ahmetaj.

Artikull i sponsorizuar

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025