Walker në Reçak: I mahnitur nga numri i vizitorëve
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Walker-15-01-25
1 javë më parë
Linku u kopjua

Njëzetegjashtë vjet më parë, ishte i pari që i tha botës që në Reçak po kryhet krim kundër njerëzimit.  

Gati tri dekada ma pas, shefi i atëhershëm i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William Walker, kthehet në fshatin të cilin dikur pak kush e njihte.

Pas homazheve në Kompleksin Memorial, ai tha se është i mahnitur nga numri i madh i qytetarëve që po e vizitojnë këtë kompleks.

"Çdo vit, mbetem i mahnitur nga numri i njerëzve që vinë këtu nga e gjithë vendi. Dikur ishte kryesisht një ceremoni përkujtimore e organizuar nga Komuna e Shtimes, por tani ka njerëz nga e gjithë Kosova, dhe supozoj se ka edhe nga e gjithë bota. Andaj, ju falënderoj që po e mbuloni këtë [ngjarje], ju uroj të gjithëve një ditë shumë të lumtur dhe i uroj gjithë popullit të Kosovës një Vit të Ri të lumtur. Faleminderit shumë", tha ai.

Mëngjesin e hershëm të 15 janarit 1999, u vranë mizorisht fëmijë, gra e pleq.

Ngjarja e rëndë në Reçak nxiti reagimin e ndërkombëtarëve ku NATO vendosi të sulmoi caqet ushtarake policore serbe - bombardime këto të zgjatën 78 ditë. Fundi i tyre u shënua më 10 qershor 1999 kur edhe u miratua Rezoluta 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Pas kësaj, mbi 800.000 shqiptarë të Kosovës - të dëbuar dhunshëm, filluan të ktheheshin në shtëpitë e tyre.

https://kosovapress.com/masakra-qe-bindi-boten-serbia-vazhdon-te-mohoje-gjenocidin-qe-kreu-ne-recak

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025