Arrestohet një person për posedim të paautorizuar të armëve
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Policia e Kosoves
2 orë më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës ka arrestuar njё person të dyshuar për veprat penale “Mbajtje në pronësi kontroll, posedim tё paautorizuar tё armёve” dhe “Pёrdorim i Armёs apo mjetit tё rrezikshëm”.

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur më 14 janar nё lagjen Fidanishte, nё rrugën “Ali Bajraktari” nё Pejё ku është raportuar për  tё shtёna me Armё.

“Njёsitet Policore menjёherё kanё dalё në vendin e ngjarjes, fillimisht i dyshuari ёshtё vërejtur me Armё duke u ekspozuar nё ballkonin e banësёs nё katin e tretё, i njëjti ka refuzuar tё dorёzohet, duke iu drejtuar zyrtarëve Policor se nëse afroheni do tё ju gjuaj ose do ta vras vetën. Nё vendin e ngjarjes kanё dalё njёsitet kompetente, stafi menagjues i DRP Pejё, dhe Prokurori i shtetit, dhe pas njё kohe negocimi me tё dyshuarin, i njëjti ёshtё arrestuar”, thuhet tutje.

 Nё banesën e tё dyshuarit janё gjetur dhe sekuestruar: Njё pushkё automatike, dhe njё karikator i sё njejtёs armё, njё armё pistoletё Zoraki, dhe njё karikator i sё njëjtës armё, tridhjetё e gjashtё fishekё kal: 7.63x39, tridhjetё e pesё fishekё kal: 32 auto, tri gёzhoja kal: 7.63x39, dy gёzhoja kal: 32 auto, njё thikё (Bajonetё).

Pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё Prokurorit tё shtetit i dyshuari ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025