Një person ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra në një aksident komunikacioni në Krushë të Madhe.
Zëdhënësi i Policisë rajonale për Gjakovë, Sheremet Elezaj, ka konfirmuar për KosovaPress, se rasti ka ndodhur rreth orës 17:15, në rrugën që lidh Gjakovën me Prizrenin.
“Policia iu ka përgjigjur rastit, ku të përfshirë në aksident kanë qenë një automjet dhe një këmbësor mashkull i moshës madhore. Këmbësori është dërguar për trajtim mjekësor, nga jemi njoftuar se i njëjti ka ndërruar jetë”, ka thënë Elezaj.
Shoferi i automjetit, i dyshuar për përfshirje në aksident, është arrestuar dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje.