Zelensky: Sanksionet ndaj naftës ruse ndikojnë ndjeshëm në financimin e luftës së Putin
Bota
Lexohet për: 2 min.
Zelensky: Sanksionet ndaj naftës ruse ndikojnë ndjeshëm në financimin e luftës së Putin
2 orë më parë
Linku u kopjua

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky përshëndeti sot sanksionet e reja të SHBA-së kundër sektorit rus të naftës dhe së ashtuquajturës flotë të cisternave në hije.

"Këto masa i japin një goditje të rëndësishme themeleve financiare të makinës ruse të luftës duke ndërprerë të gjithë zinxhirin e furnizimit," tha Zelensky në platformën X.

“I jam mirënjohës Joe Biden, administratës së tij dhe gjithë popullit amerikan për shpalljen e sotme të një pakete të re sanksionesh që synon mbi 400 subjekte të lidhura me sektorin energjetik të Rusisë. Mbështetja dypartiake e Shteteve të Bashkuara ka vërtet rëndësi dhe ne e ndiejmë atë thellësisht.”

Zelensky shprehu mirënjohjen për sanksionet britanike të vendosura ndaj kompanive ruse të naftës, duke thënë se Londra kontribuon në dobësimin e Putin për të financuar agresionin.

"Ne vlerësojmë përpjekjet e vazhdueshme të Britanisë së Madhe për të penguar operacionet e flotës ruse në hije, e cila mbetet pjesë kyçe e tregtisë së saj të naftës. I jam mirënjohës Britanisë së Madhe për mbështetjen e palëkundur dhe veprimet e saj vendimtare kundër makinës së luftës ruse. Duke sanksionuar dy kompani të mëdha ruse të naftës, Britania e Madhe sjell një tjetër dobësim të rëndësishëm në aftësinë e Putin për të financuar agresionin.”

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025