Bayer i Xhakës mposht Borussia Dortmund
Sport
Lexohet për: 2 min.
Bayer i Xhakës mposht Borussia Dortmund
2 orë më parë
Linku u kopjua

Futbollistët e Bayer Leverkusen vazhdojnë të ndjekin Bayern Munih në garën gjithnjë e më të ashpër për titullin e kampionit në Bundesligës gjermane.

Granit Xhaka me bashkëlojtarë sonte në Dortmund siguruan tri pikë të rëndësishme në betejën ndaj Borussia me rezultat 3:2.    

Mysafirët erdhën në epërsi qysh në minutën e parë me golin e Tella, pas asistimit të Andrich.

Shtatë minuta më vonë vendësit u tronditën serish kur sulmuesi çek Schick shënoi, pas asistimit të Hincapie.

Borussia katër minuta më vonë arriti të zvogëlojë  avantazhin e mysafirëve me golin e Gittens.

Kur pritej që skuadra vendëse të rikthehej për një barazim në fushë, Schick shënoi golin e tij të dytë dhe të tretin për Bayer, pas asistimit të Frimpong në minutën e 19-të. Guirasso nga penalltia në minutën e 79-të shënoi për epilogun 2:3.

Pas 16 xhirosh, Bayer renditet i dyti në tabelë me 25 pikë, një më pak se Bayer Munih, por një ndeshje më pak. Borussia Dortmund është në pozitën e gjashtë me 25 pikë.

Të shtunën zhvillohen takimet Heidenheim-Union Berlin, Freiburg-Holstein Kiel, Hoffenheim-Wolfsburg, Mainz 05-Bochum, St.Pauli-Eintracht Frankfurt dhe Borussia M’gladbach-Bayern Munih.

Xhiroja e radhës e Bundesligës përmbyllet ditën e diel me duelet Leipzig-Werder Bremen dhe Augsburg-Stuttgart.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025