Kurti: Ruajtja e energjisë përmes baterive do ta stabilizojnë sistemin elektroenergjetik të vendit
Lajme
Lexohet për: 2 min.
4 orë më parë
Linku u kopjua
Sistemi për ruajtjen e energjisë përmes baterive do ta stabilizoj sistemin elektroenergjetik të vendit dhe do ta ul koston e importi të energjisë.
Kështu tha Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në konferencën e organizuar nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCA Kosova), lidhur me procedurat e parakualifikimit për Dizajnimin dhe Ndërtimin e Sistemeve të Mëdha për Ruajtjen e Energjisë përmes Baterive.
Kryeministri, Kurti u shpreh se me këtë sistem të ruajtjes së energjisë do të rritet siguria dhe besueshmëria e furnizimit me energji.
Ai shtoi se 125 megavat të këtij sistemi do të operojnë nën Korporatën e Energjisë dhe 45 megavat të tjera nën KOSTT.