"Mua besoj më shpëtoi portreti" përfaqëson Kosovën në Berlinale
Kulturë
Lexohet për: 1 min.
mujaa
10 orë më parë
Linku u kopjua

Një film i cili rrëfen tregimin e piktorit Skender Muja, i cili bashkë me qytetarët e tjerë të Mitrovicës, u ngujuan nga forcat serbe në një shkollë të Skenderajt në vitin 1999, do ta ketë premierën botërore në Berlinalen e këtij viti, në muajin shkurt.

Historia e tyre në kampin e ndalimit vjen në filmin "Mua besoj më shpëtoi portreti" me regji nga Alban Muja.

Filmi është pjesë e programit "Forum Expanded" dhe prodhimi i tij është i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës.

“Kinematografia jonë, kohëve të fundit me filma të metrazhit të shkurtë, po vazhdon të shkëlqejë në ngjarjet më prestigjioze të industrisë botërore të filmit”, shkroi kryeministri i vendit, Albin Kurti.

“Një reflektim i mbijetesës dhe qëndresës në relacion me fuqinë e artit për t'i arritur dy të parat. Urime Albanit dhe gjithë ekipit të filmit për këtë përzgjedhje dhe përfaqësim shumë të vlefshëm”, shtoi Kurti në Facebook.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025