Vaksinimi i djemve nis në shkurt
Lajme
Lexohet për: 2 min.
vitiaaa
2 javë më parë
Linku u kopjua

Nga muaji shkurti i këtij viti do të nisë aplikimi i vaksinës kundër HPV-së (Human Papilloma Virusit) për djemtë nga mosha 11-12 vjeç. Ndërsa, me këtë vaksinë e cila ka nis së aplikuari në Kosovë nga viti i kaluar janë vaksinuar 10 mijë vajza.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia u shpreh se fillimi i vaksinimit edhe të djemve me kundër HPV-së është hap thelbësor për ruajtjen e shëndetit të brezave të ardhshëm. Teksa ka bërë thirrje për vaksinim, Vitia njoftoi se me vaksinën kundër HPV janë imunizuar deri tani 10 mijë vajza.

“Një hap thelbësor në luftën tonë për parandalimin e sëmundjeve serioze që ndikojnë në ruajtjen e shëndetit të brezave të ardhshëm. Ky virus siç e dini shkakton shumë telashe dhe shumë lloje të kancereve dhe kanë qenë jashtëzakonisht problematike dhe barrë për sistemin tonë shëndetësor dhe me futjen në kalendarin e vaksinimit të kësaj vaksine kemi arritur që brezat e ardhshëm së paku të jenë të sigurt në raport me këto sëmundje... Vaksina HPV nuk është thjesht një mundësi për vajza, por edhe një mundësi edhe për djem për të parandaluar shumë sëmundje serioze që ky virus i shkakton... Deri tani janë vaksinuar rreth 10 mijë vajza nga grupi i synuar për t’u vaksinuar, për këtë arsye rekomandojmë edhe vaksinimin e djemve”, tha ai.

Duke iu bashku thirrje për vaksinimi kundër Human Papillomës, drejtoresha e Instituti Kombëtarë të Shëndetit Publik të Kosovë (IKSHPK), Ardita Baraku u shpreh se vaksinat HPV janë të sigurta dhe mjet efikas për mbrojtje nga disa lloje të kancereve.

Ndërsa, shefja e njësisë së vaksinimit në IKSHPK, Fetije Fetaj u shpreh se tashmë janë siguruar 22 mijë vaksina kundër HPV-së dhe janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për shpërndarjen e saj.

Në Kosovë vitin e kaluar ka nisur imunizimi i vajzave me vaksinën HPV, derisa kalendari i vaksinimit është pasuruar edhe me vaksinën kundër Rotavirusit dhe atë kundër Pneumokokut./B.Ibishi/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025