Nën llupën e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë janë naftëtarët, prodhuesit e produkteve të ndërtimit dhe disa sektorë të tjerë në vend.
Rozeta Hajdari, ministre e MINT-it, thotë se një nga detyrat kryesore të kësaj ministrie është mbrojtja e konsumatorëve nga abuzimet me çmimet dhe cilësinë e produkteve, duke siguruar një mbikëqyrje strikte, si dhe duke ndërmarrë masa për të parandaluar manipulimin e çmimeve që mund të shkaktojnë dëm për qytetarët.
Ajo madje thotë se ka përmirësim të bilancit tregtar eksport-import.
“Kemi dyfshim të eksportit dhe përmirësim të bilancit tregtar nga raporti eksport-import nga një me nëntë - një me gjashtë. Kemi dyfishim të investimeve të huaja direkte gjatë këtij mandati", thotë Hajdari.Derisa përmend sektorët për të ndaluar keqpërdorimet në treg, ajo thotë se me politiken e re për investime synojnë që të sjellin një inkurajim të prodhueseve serioz.
“Kemi ndaluar keqpërdorimet në sektorin e naftës, duhanit, pastaj trupat vlerësues të komfirmitetit që kanë qenë të jashtëligjshëm, tenderët e jashtëligjshëm, skemat e granteve të jashtëligjshme. Menjëherë filluam në plotësimin e zbrazëtirave, përmirësimin e ambientit për të bërit biznes të drejtë, të adaptueshëm dhe konkurrues, duke hartuar dhe miratuar në Qeveri dhe Kuvend 22 ligje që janë për mbrojtjen e investimeve për reformë në parqet industriale teknologjike...Me politikën e re për investime ne po synojmë që të sjellim një inkurajim të prodhueseve vendor, të qytetarëve që kanë kursime për të investuar në industrinë prodhuese, përpunuese, por edhe në sektorë tjerë strategjikë”, nënvizon Hajdari.
“Sa i përket masave mbështetëse për bizneset tona për vitin 2025, ne synim kemi që të zgjerojmë skemat mbështetëse...Presim me këto masat e reja që janë të planifikuara të përkrahim sa më shumë bizneset në zgjerim të kapaciteteve prodhuese, në lehtësim të eksportit qoftë edhe përmes masave, granteve, por edhe përmes marrëveshjeve të tregtisë”, deklaron Hajdari.
Intervista e plotë në sistemin me parapagim...