A ka pasur heqja e dinarit "efekt pozitiv" në sistemin financiar të Kosovës?
Lajme
Lexohet për: 2 min.
dinaa
2 javë më parë
Linku u kopjua

Rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës që transaksionet financiare të kryhen vetëm në euro, nuk e ka arritur qëllimin e saj, pasi valuta e Serbisë, dinari ende qarkullon në zonat serbe në Kosovë dhe të ardhurat nga buxheti i Serbisë nuk konvertohen në euro, thotë për profesori i ekonomisë në Universitetin e Prishtinës, Mejdi Bektashi.

"Kjo rregullore ishte një vendim i nxituar. Një vendim politik i kësaj Qeverie", mendon ai dhe shton se çështja e heqjes së dinarit duhej të zgjidhej nëpërmjet dialogut për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Bektashi thekson se edhe pas një viti nga miratimi i rregullores, nuk ekziston një marrëveshje për transferimin e parave që do t'i siguronte Bankës Qendrore të Kosovës qasje në këto fonde, shkruan REL.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, duke e komentuar këtë rregullore në konferencën vjetore në fund të dhjetorit, tha se ajo ka pasur një "efekt pozitiv" në të gjithë sektorin financiar, duke sjellë "unifikimin e sektorit dhe ndërprerjen e financimeve të paligjshme".

Rregullorja, e cila ndalon pagesat me valuta të tjera pos euros – rrjedhimisht edhe me dinarë - u miratua në fund të dhjetorit 2023 dhe hyri në fuqi më 1 shkurt 2024.

Pjesëtarët e komunitetit serb, të cilët marrin të ardhura të ndryshme nga buxheti i Serbisë në dinarë, reaguan ashpër ndaj kësaj rregulloreje, ndërsa ajo u kritikua edhe nga komuniteti ndërkombëtar me arsyetimin se mund të ketë pasoja negative për komunitetet pakicë. Lajmi i plotë i REL në këtë link.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025