25 vjet nga zënia rob e tetë ushtarëve serbë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
25 vjet nga zënia rob e tetë ushtarëve serbë
1 ditë më parë
Linku u kopjua

Para 25 vjetësh, Ushtria Çlirimtare e Kosovës kishte zënë rob tetë ushtarë të Serbisë në Bare të Shalës së Bajgorës.

Ushtria serbe kishte vënë ultimatum që deri në orën 15:00 të asaj dite ata të liroheshin pa kushte. Por, UÇK-ja kishte vendosur që lirimi i ushtarëve serbë të kushtëzohej me lirimin e nëntë ushtarëve të UÇK-së.

Agjencia e lajmeve amerikane AP ka publikuar video nga arkivat e saj, ku shihet duke folur njëri nga serbët e kapur rob në luftë duke thënë se ata nuk ishin keqtrajtuar.

“Nuk na kanë sulmuar, por na kanë ndalë. Jemi çarmatosur, nuk kishte sulm fizik ndaj nesh”, dëgjohet duke thënë ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025