Moti javën e ardhshme, do të ketë ndryshime në temperatura
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Moti javën e ardhshme, do të ketë ndryshime në temperatura
2 ditë më parë
Linku u kopjua

Mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta me temperatura deri në 12 gradë Celsius pritet të mbajë javën e ardhshme mbi vendin tonë.

Të hënën do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta. Në mëngjes do të ketë ngrica dhe kushte për mjegull. Temperaturat minimale do të luhaten ndërmjet -6 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimale 3-7 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga juglindja.

Mot me diell dhe vranësira të pakta do të mbajë edhe ditën e martë, me temperatura minimale -3 deri 1 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale 6-9 gradë Celsius. Do të ketë erë të lehtë nga juglindja.

Mot i ngjashëm do të mbajë edhe ditën e mërkurë, me temperatura minimale -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 7-12 gradë Celsius. Era do të fryjë nga juglindja me shpejtësi 1-3 metër për sekondë.

Të enjten do të mbajë mot i vranët dhe me intervale diellore. Temperaturat minimale do të luhaten nga -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale 8-12 gradë Celsius. Era do të fryjë nga juglindja me shpejtësi 1-4 metër për sekondë.

Mot me diell dhe vranësira të dendura do të mbajë ditën e premte. Vranësirat parashihen të sjellin riga shiu në vise të ulëta, derisa në viset malore parashihen fjolla bore. Temperaturat minimale do të luhaten 0-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 5-10 gradë Celsius, thuhet në raportin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025