Dëbora ‘pushton’ Britaninë e Madhe, ngrijnë avionët në pista
Bota
Lexohet për: 2 min.
hhh_sd-1
2 ditë më parë
Linku u kopjua

Reshjet e dendura në Britaninë e Madhe kanë shkaktuar probleme me transportin.

Stacionet e hekurudhave dhe aeroportet po punojnë me ndërprerje këtë mëngjes, tha eksperti i udhëtimeve Simon Calder në BBC.

Calder shpjegon se mbi 11 anulime janë në fuqi në stacionin e trenit në Londër Waterloo – kjo për shkak të problemeve me furnizimin me energji elektrike pas reshjeve të dendura gjatë natës.

“Në Liverpool, trenat po qarkullojnë pa pasagjerë për të parë se si do të vijojë situata”, vazhdon Calder.

Aeroporti i Mançesterit i ka rihapur të dyja pistat pasi i mbylli përkohësisht për disa orë mëngjesin e sotëm.

Në një deklaratë në X, Manchester tha se disa nisje dhe mbërritje “mund të kenë ende vonesa, ndërsa ekipet punojnë për të hequr akullin e avionëve dhe për të pastruar vendkalimet”.

Nga ana tjetër, aeroporti “John Lennon” i Liverpool-it sapo tha se do të rihapin pistën e tyre këtë mëngjes në orën 10:15 GMT, ndërsa paralajmërohen vonesa të fluturimeve.

Aeroporti “Leeds Bradford” është një tjetër aeroport i prekur nga moti i keq, ndërsa u konfirmua se pista u mbyll, por thanë se shpresonin ta rihapnin në orën 12:00 në varësi të ndryshimit të kushteve.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025