Deputetit dhe biznesmenit Behgjet Pacolli ka njoftuar se ka fituar në arbitrazhin ndërkombëtarë për rastin e Hotel Grandit, ndaj shtetit të Kosovës.
Sipas tij, vendimi parashikon që Qeveria e Kosovës duhet të rikthejë shumën e paguar nga kompania e tij ndaj Qeverisë së Kosovës.
“Vendimi i arbitrazhit ndërkombëtar, është një obligim për Qeverinë që të kthejë shumën që Mabco e pagoi në vitin 2006 në llogarinë e shtetit. Në këmbim, Qeveria kishte ofruar asgjë dhe duke refuzuar njohjen e Mabco si aksionare në objektin e blerë, ndonëse marrëveshja ishte e qartë dhe Qeveria e Kosovës ishte dy herë e informuar për këtë. Ky vendim nxjerr në pah po ashtu edhe tentativat për mashtrim të Zylqif Berishës, i cili, me skenarët dhe njerëzit e tij të “fortë”, për 18 vite më ka shkaktuar shumë kokëçarje. Por, në fund, drejtësia triumfoi e Berisha për shkak të lakmive të tij sot mundet me e pa Hotelin Grand vetëm nga distanca”, ka shkruar ai.
Ndërkohë, ka reaguar ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, duke thënë se grandi mbetet në pronësi të Republikës së KosovësLidhur me këtë sërish ka reaguar deputeti Behgjet Pacolli. Ai ka shkruar se deklarata e ministres Haxhiu tingëllonte si një formë “vetëngushëllimi”.
“Ministrja e din shumë mirë, që askush në këtë proces nuk ka kërkuar objektin nga ju në asnjë moment. Këtë e lexoni edhe në postimin e maparshëm. Që nga fillimi i procesitit, Mabco ka kërkuar gjithmonë që t’i kthehen fondet e saj, të cilat janë përvetësuar në mënyrë të jashtëligjshme dhe asgjë tjetër:, ka shkruar ai.