Masakra në Cetinje, protestë para Qeverisë së Malit të Zi: Turp për ju
Rajoni
Lexohet për: 1 min.
2 ditë më parë
Linku u kopjua
Rreth një mijë vetë protestuan sonte para Qeverisë së Malit të Zi në shenjë indinjate me tragjedinë në Cetinje, ndërkohë që po mbahej seanca e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në ndërtesën e qeverisë.
Protestuesit kërkuan llogari dhe largimin e lidershipit në sistemin e sigurisë. Ata mbanin pankarta "Duart e juaja janë të përgjakur", "Sistemi juaj është i kalbur" dhe "12 minuta heshtje" dhe brohoritën "Vrasës, dilni" dhe "Dorëheqje", teksa kanë përmendur edhe emrat e viktimave.
Protestuesit janë irrituar veçanërisht nga paraqitja e dhjetëra policëve para ndërtesës së Qeverisë duke thirrur “Ku ishit më 1 janar?”, “Në gropa, turp të kini”, “Banda”.
Më herët në media u publikuan informacione se në kohën e tragjedisë në Cetinje, një qytet me rreth 16 mijë banorë, kishte vetëm 9 policë.