Gazi rus më 1 janar ndaloi rrjedhjen përmes Ukrainës në Evropë, në atë që Kievi e quan moment "historik", pasi refuzimi për të zgjatur kontratën e transitit me Gazprom ka ndaluar fluksin e parave për financimin e pushtimit të Ukrainës. Por në Moldavinë fqinje, kjo lëvizje kërcënon të shkaktojë krizë.
Në Transnistri, një rajon separatist në lindje të Moldavisë, viti filloi me ngrohje vetëm me spitalet dhe infrastrukturën kryesore, ndërsa shtëpitë mbetën pa ngrohje.
Transnistria u shkëput nga Moldavia në një luftë të shkurtër pas rënies së Bashkimit Sovjetik. Në territorin e saj ka ende trupa ruse dhe ekonomia është e varur nga gazi rus, për të cilin rajoni separatist nuk paguan asgjë.
"Ata thjesht mbajnë gjurmët e borxhit çdo muaj," shpjegon Jakub Pienkowski nga Instituti i Çështjeve Ndërkombëtare, duke shtuar se Rusia nuk është e interesuar të mbledhë ato para.Dita e parë 2025 solli diell, por natën temperatura ra nën zero. "Tani është ftohtë në apartament. Dhe ne nuk e dimë se çfarë lloj ngricash do të sjellë janari," tha Dmitry.
Termocentrali kryesor në Transnistria, Kurchugan, tashmë përdor qymyr në vend të gazit rus dhe thuhet se ka qymyr të mjaftueshëm për vetëm 50 ditë. Kjo mund të shkaktojë probleme edhe për pjesën tjetër të Moldavisë, e cila merr 80 për qind të energjisë elektrike nga Kurchugan.
Moldavia është e varfër dhe më e paqëndrueshme politikisht, dhe një krizë e zgjatur mund të ketë pasoja serioze ekonomike dhe politike.
"Ne nuk po e trajtojmë këtë si krizë energjetike, por si një krizë sigurie të shkaktuar nga Rusia me qëllim të destabilizimit të Moldavisë," tha Olga Rosca, këshilltare për politikën e jashtme e presidentes moldave. “Është e qartë se ky është një operacion para zgjedhjeve parlamentare 2025, me qëllim kthimin e forcave pro-ruse në pushtet”, shtoi ajo.
Moldavia ka filluar negociatat hyrje në BE dhe është distancuar nga Rusia qe nga fillimi i agresionit në Ukrainë. Presidentja Maia Sandu u rizgjodh vitin e kaluar pavarësisht dëshmive të një fushate masive kundër saj nga Moska, por fushata nuk u ndal.
Ndërsa situata humanitare në Transnistria përkeqësohet, presioni mbi Kishinau do të rritet. Por Tiraspol refuzon çdo ndihmë, madje edhe gjeneratorët. “Ata do të krijojnë një narrativë se Kishinau po ngrin Transnistrinë për ta nënshtruar”, beson Roșca.
Edhe nëse Tiraspol, qyteti kryesor në rajonin separatist, vendos të blejë gaz nga burime të tjera, goditja për ekonominë mund të jetë tejet e madhe.
“Rusia mund të presë zgjedhjet dhe më pas partitë jo pro-ruse ndoshta do të humbasin. Maia Sandu mund të flasë për anëtarësimin në BE, por çfarë dobie ka kjo nëse njerëzit nuk kanë para për energji elektrike ose gaz. Ky është qëllimi i Rusisë," parashikon Jakub Pienkowski.