Kurti kritikohet për katër vjet qeverisje
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Qeverisa sot mban mbledhje, në rend dite shqyrtimi i shtesave për fëmijë dhe pensionistë
2 javë më parë
Linku u kopjua

Kosova ka stagnuar në të gjitha nivelet pasi s’ka pasur asnjë projekt zhvillimor në ekonomi, shëndetësi e arsim, vlerësojnë opozitarët dhe analistët politikë. Sipas tyre, kryeministri Albin Kurti, i cili është në përfundim të mandatit qeverisës, ka dëmtuar edhe marrëdhëniet me aleatët ndërkombëtarë. Qeveria e Kosovës nuk iu përgjigj këtyre kritikave veçse në mbledhjen e fundit me kabinetin e tij, Kurti u mburr për punën 4-vjeçare.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa, thotë për KosovaPress se kryeministri Kurti nuk ka përmbushur premtimet e dhëna.

Sipas tij, kjo qeveri është “më e dobëta që ka pasur Kosova që nga paslufta”.

Kritika ka edhe nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri.

Sipas tij, qeveria Kurti do të mbahet mend për “korrupsion masiv”. Ai përmend sanksionet e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, “dëmtimin e raporteve me SHBA-të” dhe atyre ndërshqiptare.

Në anën tjetër, analisti politik, Albinot Maloku, thotë për KosovaPress se kryeministri Albin Kurti s’ka arritur ta stabilizojë gjendjen ekonomike dhe t’i realizojë premtimet e dhëna gjatë vitit 2021, përkundër shumicës absolute në Kuvendin e Kosovës.

Por, të kundërtën e tha kryeministri Albin Kurti i cili në mbledhjen e fundit të qeverisë për vitin 2024, listoi dhjetë “arritjet kryesore” të ekzekutivit.

Liberalizimi i vizave për Kosovën, njohja e pasaportës së Kosovës prej dy shteteve mosnjohëse si Spanja dhe Armenia, u konsideruan si sukseset e para të qeverisë së Kosovës për vitin 2024.

Tutje, kryeministri Albin Kurti tha se edhe regjistrimi dhe inkasimi i energjisë elektrike në katër komunat veriore të vendit ndodhi këtë vit për herë të parë që nga paslufta.

Qeveria Kurti e ka marrë mandatin në mars të vitit 2021, ndërkaq zgjedhjet e reja parlamentare do të mbahen me 9 shkurt të vitit 2025.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim..

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025