Mungesa e rrymës detyron një bashkatdhetar të kthehet në Gjermani
Biznes
Lexohet për: 2 min.
Foto Ilustruese
Një qytetar nga Ferizaj ka shprehur shqetësimin e tij për mungesën e energjisë elektrike në këtë qytet.
Sedat Ismajli thekson se vëllai i ardhur nga Gjermania për festën e Vitit të Ri është detyruar të kthehet për shkak të gjendjes së rënduar me furnizimin me energji elektrike.
“Vëllai erdhi nga Gjermania për festën e Vitit të Ri, por katrahura e rrymës e bëri të kthehej sot për në Gjermani, dhe së bashku me të edhe unë po shkoj me e festu atje”, ka shkruar Ismaili në Facebook.
Ai më tej ka pyetur se “Çfarë thyerje shprese për këta vëllezër e motra që aq shumë i besuan këtij kryeministri”.
Përveç komunës së Ferizajt, edhe Ferizaj, Rahovec, Peja e Malisheva po ballafaqohen me reduktime të energjisë elektrike ditëve të fundit. Nga kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë (KEDS) kanë thënë se për shkak të konsumit të lartë të rrymës, po shkaktohen ngarkesa në rrjetin elektroenergjetik të KEDS-it në disa vende në Kosovë, duke çuar në djegie të tyre në disa raste.
Zëdhënësi i KEDS-it, Lulzim Krasniqi thekson për KosovaPress se aktualisht rajoni i Ferizajt po përballet me reduktime të energjisë elektrike. Ai thekson se për shkak të këtyre sfidave në rrjet dhe ngarkesave, furnizimi me energji elektrike është i kufizuar. Sipas tij, konsumi këto ditë ka shkuar deri në 1.500 megavat orë energji elektrike.
https://kosovapress.com/reduktimet-e-energjise-elektrike-keds-shpjegon-arsyet-dhe-pasojat