Ish-këshilltari i presidentit Hashim Thaçi, Ismail Syla, ka publikuar një shkrim mbështetës për Artan Behramin i cili është pjesë e listës së PDK-së për deputetë.
Syla ndër të tjera ka treguar se Behrami është intelektual, diplomat dhe avokues i jashtëzakonshëm i vlerave të UÇK-së.
Nëse dikush do ta përçonte fjalën time me peshë, temperaturë, fuqi dhe elokuencë në Kuvendin e ardhshëm të Kosovës, ashtu siç janë bindjet dhe pikëpamjet e mia, ky është
ARTAN BEHRAMI,Unë besoj në fuqinë e fjalës.
Me fjalë krijohet bota.
Me fjalë ngrihen ledhet për mbrojtje nga e keqja.
Artan Behrami do të jetë zë parlamentar në kushte normale, por edhe zë luftarak, atëherë kur të cenohet qenia kombëtare, shtetësia e Kosovës dhe erozioni gërryes i themeleve të Kosovës së lirë dhe demokratike.
Lista dinjitoze e Partisë Demokratike të Kosovës, PDK, bëhet edhe më e denjë me profilin e mikut dhe kolegut tim, Artan Behrami, me nr : kandidues 75.