Kandidati për deputet i AAK-së Ramush Ahmetaj: Qeveria Kurti e dështuar

Kandidati për deputet i AAK-së Ramush Ahmetaj: Qeveria Kurti e dështuar

Kandidati për deputet nga koalicioni AAK-Nisma, Ramush Ahmetaj ka komentuar rreth fjalimit të presidentes Vjosa Osmani e cila sipas tij tregoi që qeveria Kurti ka qenë e dështuar.

Ahmetaj shtoi se Kurti me qeverisjen e tij i kanë bërë një dëm fatal Kosovës i cili përmirësohet me vështirësi. Sipas tij Kurti me njerëzit e tij gjatë kësaj qeverisjeje e devijuan çdo proces progresiv dhe çdo ndihmë të partnerëve ndërkombëtarë.

Postimi i plotë i Ramush Ahmetaj:

Presidentja Vjosa Osmani, në fjalimin e saj si presidente e Kosovës edhe pse gjatë këtyre viteve sa ishte presidente nuk e përfaqësoi unitetin e popullit, ashtu siç e parasheh Kushtetuta e Kosovës, tregoi qartë se qeveria Kurti, ka qenë Qeveri e dështuar.


Kjo do të thotë se njerëzit pranë tij nuk kanë kurrfarë vlerash. Fjalimi i Presidentes Osmani edhe pse me vonesë, tregoi qartë se ishte një shkëputje nga regjimi shtypës dhe deridiku diktatorial i qeverisë Kurti e cila fund e krye ishte një qeveri e dështuar.

Ajo e tha edhe vet se gjatë kësaj qeverie Kosova është dëmtuar dhe izoluar duke i humbur aleancat dhe partnerët ndërkombëtar që kanë qenë në përkrahje të Kosovës. Albin Kurti mandatin e tij si kryeministër e ka përdorur më shumë për ta shkatërruar Kosovën sesa për ta udhëhequr atë drejt progresit. Tani më po shifet qartë se Albin Kurti ka manipuluar me pushtet dhe e ka sabotuar gjithsecilin që ka punuar në dobi dhe në progres të Kosovës.

Ai me qeverisjen e tij i kanë bërë një dëm fatal Kosovës i cili përmirësohet me vështirësi. Albini me njerëzit e tij gjatë kësaj qeverisjeje e devijuan çdo proces progresiv dhe çdo ndihmë të partnerëve ndërkombëtarë.

Gjatë mandatit të tij qeverisës me vetëdije të plotë e krijoj një strukturë mafioze e cila bëri destruktvitete të papara ndaj Kosovës gjatë qeverisjes së tij. Pos që e dëmtoi Kosovën, gjatë qeverisjes së tij Albin Kurti doli hapur në krah të VMRO-së duke i goditur të gjitha të arriturat e shqiptarëve gjerë më tani në Maqedoni. Albin Kurti dhe qeverisja e tij njihen edhe për një skandal tjetër të pariparueshëm, goditjen e pamëshirshme të komandantëve dhe strukturave të UÇK-së. Lufta e Albin Kurtit për pushtet gjatë këtyre viteve e ka dëmtuar secilin qytetar.

Lexo edhe

Video