Pastrimi i binarëve industrialë, KEK tregon arsyen
Biznes
Lexohet për: 1 min.
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) njofton se po vazhdon pastrimi i binarëve industrial.
Sipas KEK-ut, ky proces po bëhet me qëllim të funksionalizimit të binarëve industrialë, të cilët kanë një gjatësi prej 4418 m dhe janë binarë standard me një dimension prej 1435 mm.
“Njësia për Menaxhimin e Projekteve, Pastrimin dhe Rikultivimin e Tokave (NJMPPRT), ka filluar pastrimin e binareve industriale më datë 18.11.2024. Pastrimi i binarëve industrialë të TC Kosova B po vazhdon të zhvillohet sipas planit dinamik dhe aktualisht është duke u realizuar nga Obiliqi në drejtim të fshatit Plemetin. Pastrimi i fundit i realizuar ka përfshirë largimin e masave të dheut, shkurreve dhe barishteve përgjatë vijës së infrastrukturës së hekurudhës industriale”, thuhet në njoftim.
Në fund thuhet se me përfundimin e këtij projekti, hekurudha industriale parashikohet të shfrytëzohet në të ardhmen e afërt për transportin e nevojave të korporatës.