Real Madrid rrezikon liderin Barcelona pas fitores ndaj Girona
Sport
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Skuadra Girona ka pësuar në “Municipal de Montilivi” nga Real Madrid sonte me rezultatin 0:3.

Në këtë mënyrë, klubi mbretëror ka shkurtuar epërsinë e liderit Barcelona në vetëm dy pikë në tabelë.

Jude Bellingham solli në epërsi madrilenët në minutën e 36-të për 0:1 me të cilin rezultat përfunduan 45 minutat e para.

Arda Guler dhe Kylien Mbappe hoqën të gjitha dilemat sa i përket fituesit me dy gola të shpejtë brenda vetëm shtatë minutash (55' dhe 62').

Kjo është fitorja e 11-të për Realin këtë edicion të ri të garave. Ekipi madrilen ka një ndeshje më pak ndaj Valencisë, e anuluar shkaku i vërshimeve që goditën rajonin dhe përveç kësaj, e presin edhe dy takime tjera deri në përfundim të sezonit vjeshtor, ku nëse shënon fitore në të tri ndeshjet do të rrëmbejë vendin e liderit aktual - Barcelonës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025